Sulmi i panikut është një ndjenjë e fortë frike dhe ankthi. Shpesh ndodh nëse njerëzit ndihen të shqetësuar për diçka që po ndodh në jetën e tyre ose kanë përjetuar diçka të vështirë ose stresuese.
Sulmet e panikut mund të ndjehen shumë të frikshme, veçanërisht për fëmijët, por ato zakonisht mund të ndalen përmes trajtimit. Është e rëndësishme të dini se një sulm paniku nuk do të shkaktojë ndonjë dëm, madje edhe nëse fëmija nuk e ndjen atë gjatë sulmit, ndjenja do të kalojë. Më poshtë ju njohim me disa nga shenjat e një sulmi paniku.
Ju mund të ndiheni sikur keni një atak në zemër
Shumë njerëz që përjetojnë një sulm paniku për herë të parë mendojnë se kanë një atak në zemër, sepse dhimbja e gjoksit është shumë e fortë. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se duhet të lini pas dore shëndetin e zemrës. Bëni një kontroll mjekësor për të përjashtuar ndonjë problem me zemrën. Megjithatë, nëse nuk keni të bëni me një problem me zemrën dhe vazhdoni të keni të njëjtën ndjesi, atëherë mund të jeni duke përjetuar sulme paniku.
Ju keni parandjenja të këqija
Shumë njerëz ndjejnë se diçka e tmerrshme do të ndodhë. Para se të shfaqen simptomat fizike të një ataku paniku, mund të ndjeni se diçka nuk është në rregull.
Ndiheni të shkëputur nga realiteti
Disa njerëz ndihen plotësisht të shkëputur nga bota përreth tyre, ndërsa kanë një sulm paniku. Mjedisi rreth jush mund të duket i turbullt dhe i paqartë. Madje mund të duket sikur jeni bllokuar në një ëndërr (ose një makth).
Keni frikë se po çmendeni
Nëse jeni duke përjetuar sulme paniku, është e rëndësishme të kërkoni menjëherë këshilla profesionale në mënyrë që të mësoni t’i menaxhoni ato.