Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Si ta kuptoni që soda e bukës ka skaduar…

Soda e bukës bën mrekulli për shumë probleme shtëpiake. Përveç gatimit, përdoret edhe për pastrim. Megjithatë, soda e bukës nëse nuk e dini skandon dhe për ta kuptuar këtë përziejeni me ujë të nxehtë dhe uthull. Soda e bukës është e shkëlqyer në parandalimin e aromave të pakëndshme në frigorifer. Pra, kur soda e bukës skadon, çfarë mund të ndodhë? Epo, frigoriferi merr erë të keqe.

Për t’u siguruar a i ka kaluar afati i përdorimit sodës së bukës, thjesht përzieni gjysmë gote ujë të nxehtë dhe një të katërtën e lugës së vogël me uthull të bardhë apo uthull molle. Pastaj tretjes shtojini një të katërtën e lugës së vogël sodë buke. Nëse menjëherë gurgullon apo krijon flluska, ende është e përdorshme, nëse jo, është koha ta hidhni. Soda e bukës ka kimikate të cilat e shkaktojnë këtë reaksion.

Duke i testuar ato, do të vërtetoni nëse këto kimikate janë ende aktive. Prandaj, nëse ato nuk janë aktive, frigoriferi juaj mund të mos ketë erë të freskët. Shumë njerëz mendojnë se soda e bukës dhe pluhuri për pjekje janë e njëjta gjë, por kjo nuk është e vërtetë. Përbërja e tyre kimike ndryshon disi, kështu që nuk mund të përdoren për të njëjtat gjëra. Soda e bukës përdoret shpesh për pastrim, por nuk është e pazakontë të përdoret gjatë gatimit.

Në fushën e pastrimit soda e bukës gjen me dhjetra përdorime të ndryshme, madje shpesh herë, duke qenë më efektiv se sa produket industriale. Në pastrimin me sode buke, veprimi i sodës njëkohësisht heq erërat e këqija dhe shërben si dizinkfektues. Madje soda e bukës përdoret edhe për zhbllokimin e tubave të shkarkimit, ku hidhet një gotë me sodë të tretur dhe më pas i hidhet një gotë me uthull dhe reaksioni kimik mes te dyjave do të mundësojë zhbllokimin.