Lëpijnë hundën dhe buzët vazhdimisht
Macet dhe qentë shpesh lëpijnë buzët për të treguar se janë të uritur ose për të pastruar gojën ose hundët. Por nëse kjo po ndodh shumë shpesh, mund të nënkuptojë gjëra të tjera. Kryesisht, mund të tregojë dehidratim edhe pse ndonjëherë edhe stresi mund t’i bëjë ata të sillen në këtë mënyrë.
Ju shohin me sy të trishtë
Sytë e trishtuar duken kur të bardhat e syve të një qeni janë të dukshme. Dhe jo vetëm sepse qeni po shikon lart, por sepse është në ankth. Bashkë me të bardhën tek sytë, qeni gjithashtu mund të jetë i ngurtë, të rënkojë ose të lëpijë shumë buzët dhe hundën. Zakonisht kjo do të thotë që qeni është i shqetësuar, i frikësuar dhe mund të bëhet agresiv.
Urinojnë vend e pa vend
Të kesh kafshën tënde të trajnuar për të urinuar në vendin e duhur dhe papritmas të nisë të kryejë nevojat personale brenda mund të bëhet një gjë shumë e vështirë dhe për pronarët e kafshëve shtëpiake. Por, para se të humbni qetësinë, përpiquni të kuptoni pse qeni ose macja juaj urinon papritur brenda shtëpisë.
Nisin të mjaullijnë/ lehin më shpesh
Kafshët ‘flasin’ me anë të mjaullimave/ lehjes në shkallë të ndryshme, ashtu si njerëzit. Por kur kafsha juaj që është në përgjithësi e qetë dhe e rezervuar papritmas fillon të leh ose të mjaullijë pa pushim, duhet të ketë një arsye prapa saj.
Kapin bishtin vazhdimisht
Shumica e pronarëve të kafshëve shtëpiake e konsiderojnë qesharake kur ato ndjekin bishtin e tyre. Por kushtojini vëmendje për të parë nëse qenushja juaj fillon ta bëjë këtë shpesh. Shenjat mund të tregojnë se kafsha juaj po plaket, është në ankth ose është e mërzitur.
Fshihet nga ju
Një arsye tjetër për t’u shqetësuar është kur kafsha juaj miqësore papritmas fillon të fshihet nga ju. Mund të jetë pasi keni mysafirë të panjohur në shtëpi, ndihen të sëmurë apo janë duke u plakur.
Mbajnë veshët ulur
Ka shumë qen që thjesht kanë veshë të varur, si racë. Por nëse qeni juaj me veshë normale ka filluar të mbajë veshët varur dhe gjithashtu tund kokën, mund të jetë një shenjë e një infeksioni të veshit.