Marrëdhënia e Rezarta Shkurtës me nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermalin ka qënë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe ka shumë kuriozitet nga ana e publikut. Që në momentin kur është ribashkuar me partnerin e saj Ermal Hoxhën, këngëtarja nuk ndalet se publikuari momente romantike me të. Nga pushimet luksoze me jaht, tek mësimet për kërcime klasike e sensuale apo arratisjet për darka romantike, duket se çifti i famshëm janë të pandarë nga njëri-tjetri. Pak javë pas dasmës së tyre, Rezarta dhe bashkëshorti i saj udhëtuan drejt Greqisë ku po shijojnë pushimet e tyre.
E mesa duket, Rezarta ka vendosur të na tregojë pak më shumë rreth marrëdhënies së tyre dhe me anë të një loje ‘quiz’ në rrjete sociale, këngëtarja na ka zbuluar disa detaje shumë interesante të pathëna më parë. Ajo ka treguar se kanë 17 vite bashkë dhe se janë njohur në një aksident me makinë, një gjë shumë e veçantë.
E nëse ishte kuriozë se për çfarë debaton më së shumti çifti, Rezarta na tregon arsyet ‘funny’ që i çon ata në “debat”. Si për shembull pse Ermali ha çfarë të dojë, kur Rezi mban dietë…
Modelja, këngëtarja dhe stilistja e famshme Rezarta Shkurta prej 5 vitesh nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor duke i munguar kështu publikut. “Gjysma ime” është kënga më e fundit nga bukuroshja, e cila për hir të së vërtetës është shumë e ndjerë. Atë këngë, Rezarta ja dedikoi bashkëshortit të saj, Ermal Hoxha, i cili asokohe ishte i burgosur dhe dyshja po jetonin marrëdhënien e tyre në distancë.
E duket se pas plot 5 vitesh, Rezarta e cila ka qenë e angazhuar me bizneset e saj private ka vendosur të rikthehet për të fundit herë në muzikë. Pak ditë më parë me anë të një Instastory, ajo paralajmëroi se do të tërhiqet nga muzika, por para se ta bëjë këtë do të publikojë dhe një surprizë të fundit.
Po sikur t’iu thoja që do jetë një këngë e fundit. Mbyllje e një kapitulli sa të bukur aq edhe të vështirë për mua.