Trashëgimtarja miliardere Paris Hilton së fundmi ka surprizuar me dukjen e saj teksa është fotografuar nga paparacët në një qendër tregtare në Las Vegas. Paris është shfaqur e veshur me një kostum të gjerë sportiv, pa make up dhe me një kapuç në kokë. Duke pasur parasysh se është shumë e rrallë ta shohësh Paris në publik pa make up, fotografitë janë shpërndarë shumë shpejt në rrjetet sociale.
Rikujtojmë se së fundmi Hilton ka zgjedhur që të zbulojë fytyrën e djalit të saj, Phoenix në rrjetin social Instagram. “Engjëlli im i çmuar, Phoenix, është në Nju-Jork për herë të parë”,-ka shkruar bukuroshja në mbishkrim. Mirëpo ndjekësit vunë re një detaj. Sipas tyre, kishte diçka që nuk shkonte me formën e kokës së djalit.
“Nuk dua të jem e pasjellshme, por çfarë po ndodh me formën e kokës së djalit”? “Pse e ka kokën kështu?” “A vuan diçka”? “Fëmija ka kokën më të madhe se Hilton”- ishin disa nga komentet në rrjetet sociale. Mes shumë komenteve, pati edhe nga ato që e mbrojtën nënën e re.
Paris ndërkaq komentoi duke u shprehur: “Ka disa njerëz të sëmurë në këtë botë. Engjëlli im gëzon shëndet të plotë. E sigurisht që do të bëhet mjek, ka një tru të madh”. Hilton dhe bashkëshorti i saj Carter Reum mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku nëpërmjet një gruaje surrogate. Dyshja u fejuan në shkurt 2021 pas më shumë se një viti lidhje dhe u martuan në nëntor të atij viti.