Celebrities Gossip Showbiz

Si rrallëherë, Kim Kardashian tregon ndryshimin midis fëmijëve që i lindi vetë dhe atyre me nënë surrogate!

Ylli televiziv, Kim Kardashian është nënë e dy vajzave North dhe Chicago dhe dy djemve Saint dhe Psalm. Në një intervistë të dhënë së fundmi miliarderja ka treguar se përvojat e saj të mëmësisë kanë qenë krejtësisht të ndryshme, pasi dy prej fëmijëve i ka lindur vetë dhe dy me nënë surrogate. Kim tregoi se gjëja e vetme që ndryshoi është se gjatë shtatzënisë së dy fëmijëve që u mbajtën nga nëna të tjera, ajo e kishte më të vështirë të zgjidhte emrat e tyre.

Ajo tha se ndjente më shumë presion për të zgjedhur një emër për fëmijët që i mbajti vetë në bark, ndërsa me ata që u lindën nga nëna të tjera nuk e ndjente këtë presion.

Kjo pasi ata rriteshin nga dikush tjetër dhe koha fluturonte më shpejt. Unë nga ana tjetër nuk e ndieja të njëjtin presion për të vendosur për emrin. Kështu që emrat e dy më të vegjëlve sigurisht që ishin më të vështirë për t’u zgjedhur por unë nuk kisha presion.

Ylli i reality show-t gjithashtu vuri në dukje se vendosja e emrit të një fëmije është një nga gjërat më të vështira që prindërit duhet të bëjnë. Ajo personalisht nuk konfirmoi asnjë emër derisa lindën të gjithë fëmijët e saj.

Ti vërtet do ta shohësh se si duket fdëmija para se t’i vendosësh emrin. Unë kur dëgjoja që njerëzit e bënin këtë ju thoja: si nuk jeni të përgatitur për këtë? Keni patur kohë nëntë muaj për të menduar për këtë. Por pa marrë parasysh se çfarë ndodh, vendosja e emrit është një ndër vendimet më të vështira.

Këto komente erdhën pasi Kim u mor në pyetje nga drejtuesit e televizionit për emrin e fëmijës së motrës së saj më të vogël, Kylie Jenner. Jenner rikujtojmë, se lindi fëmijën e dytë dhe djalin e parë të saj dhe Travis Scott në shkurt. Ajo njoftoi se emri i tij ishte Wolf, por më pas zbuloi në mars se kishte vendosur të ndryshonte emrin e tij.

Kardashian zbuloi se beson se Kylie ka zgjedhur një emër të ri por dëshuron të sigurohet se i pëlqen ky emër para se ta bëjë publik. Sjellim në vëmendje se Kim së fundmi ka treguar se si i pëlqejnë takimet e saj të thjeshta në Staten Island me Pete Davidson. Ylli i Kardashians është në lidhje me komedianin e “Saturday Night Live” prej disa kohësh.