Celebrities Gossip Showbiz

Si rrallëherë Beyonce rrëfen sëmundjen nga e cila vuan!

Diva e muzikës pop Beyonce ka rrëfyer në një intervistë me Essencé për herë të parë se vuan nga psoriasis dhe tregoi se ka kujtime nga fëmijëria kur i ati i mjekonte skalpin.

Kam kujtime shumë të bukura të lidhura me flokët e mi. Marrëdhënia që kemi me flokët tanë është një rrugëtim shumë personal. Që nga fëmijëria në sallonin e nënës time te im atë që më lyente skalpin me vaj për të më mjekuar psoriazën, këto momente kanë qenë të shenjta për mua.

Sëmundja autoimunitare psoriasis bën që trupi të prodhojë qeliza të reja lëkure me tepricë duke shkaktuar pulla dhe kruarje në skalp, bërryla, gjunjë dhe zona të tjera të trupit. Këngëtarja zbuloi edhe arsyen pse preu flokët në vitin 2013 duke e quajtur një shndërrim emocional dhe metamorfozë që po përjetonte.

Prerja e flokëve ishte rebelimi im kundër gruas që shoqëria mendon se duhet të jem. Isha një nënë e re dhe diçka që lidhej me çlirimin e të qenit nënë më bëri t’i pres. Ishte një demonstrim fizik i imi që hiqja të gjitha pritshmëritë ndaj meje. Ishte çfarë kisha nevojë të bëja. Pas kësaj, u bëra shumë e guximshme. Ishte hapi i parë drejt vendimeve më të guximshme që kam bërë në jetën dhe karrierën time që më kanë udhëhequr drejt asaj që jam tani.

Ndërkaq, pjesa e dytë e shumëpritur e projektit të Renaissance së Beyonce u bë e ditur se do të vijë shumë shpejt gjatë një reklame në Super Bowl. Gjatë reklamës për gjigantin amerikan të komunikimit Verizon, këngëtarja dëgjohet teksa thotë:

Mirë, ata janë gati. Publiko muzikën e re.

Menjëherë pas reklamës, Beyonce publikoi dy këngë të reja të titulluara “Texas Hold ‘Em” dhe “16 Carriages”. Albumi, i cili do të dalë më 29 mars, pritet të jetë më shumë në zhanrin ‘country’. Por ka disa spekulime dhe thashetheme që kanë filluar të qarkullojnë së fundmi nga fansat të cilët besojnë se një nga këngët është bashkëpunim me Taylor Swift.