Shtatzënia e Kourtney Kardashian arriti që të merrte një vëmendje shumë të madhe në fillim sepse edhe mënyra që ajo zgjodhi për ta bërë të ditur ishte shumë e veçantë ku nuk duhet të harrojmë as zbulimin e gjinisë së bebit me Travis Barker. Megjithatë, fansat kanë qenë mjaft të shqetësuar së fundmi pasi u zbulua se dyshja kishin shkuar në spital.
Paparazzi ka fotografuar çiftin duke u larguar nga një dalje private, me SUV-në e tyre në pritje. Nuk ka asnjë informacion nga familja për shkakun e vizitës së tyre apo pse u detyruan të bënin kontrollin krejt të papritur. Pavarësisht kësaj, pati një deklaratë nga Blink-182 pasi Trvais u detyrua të braktiste turneun e grupit për të shoqëruar bashkëshorten e tij në spital. Grupi në mediat sociale të premten konfirmoi se:
Për shkak të një çështjeje urgjente familjare, Travis është dashur të kthehet në shtëpi në Shtetet e Bashkuara. Shfaqjet në Glasgow, Belfast dhe Dublin do të shtyhen. Më shumë informacion në lidhje me kthimin e tij në Evropë dhe datat e riplanifikuara do të sigurohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Barker dhe Kardashian janë bashkë që nga janari i vitit 2021. Ky do të jetë fëmija i katërt për Kardashian, e cila ka tre fëmijë, Mason, Penelope dhe Reign, me ish-partnerin Scott Disick. Barker gjithashtu ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Shanna Moakler, djalin Landon, vajza Alabama dhe Atiana.
Së fundmi, të dy zgjodhën që të zbulojnë më shumë detaje në rrjetet e tyre sociale. Dyshja janë në pritje të një djali. Teksa Barker po i binte baterisë disa fishekzjarre me ngjyrë blu treguan gjithçka.