Bota

Si po e nxisin nxehtësinë ndryshimet klimatike?

Reuters

Këtë javë, ndryshimet e klimës po nxisin valë të rrezikshme të nxehtësisë në hemisferën veriore e do të vazhdojnë të shkaktojnë mot të rrezikshëm për dekada me radhë, sipas një studimi.

Tani, ne po vuajnë nga një valë e të nxehtit mbarëbotëror, tha Christiana Figueres, ish-shefe e agjencisë së OKB-së për klimën.

Si po e nxisin nxehtësinë ndryshimet klimatike?

Teksa djegia e vazhdueshme e lëndëve fosile lëshon më shumë emetime të karbonit në hemisferë, ajri mund të mbledhë më shumë nxehtësi nga dielli e kështu nxit rritjen e temperaturës mesatare globale me kalimin e kohës. Temperatura mesatare globale është rritur me rreth 1.3 gradë Celcius që kur ka filluar Revolucioni Industrial.

Kjo rritje nënkupton se ndryshimet klimatike janë duke i bërë valët e nxehtësisë më përvëluese nga sa do të kishin qenë pa ngrohjen e atmosferës. Për pasojë, po bëhen më të shpeshta në përgjithësi e më të rrezikshme.

Çdo valë nxehtësie është bërë shumë më e mundshme dhe më e nxehtë nga sa do të kishte qenë, si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut, tha në fillim të këtij muaji shkencëtari Daniel Swain nga UCLA. Në këtë kohë, ta bësh një deklaratë të tillë është diçka e vogël sepse ka tepër dëshmi për ta mbështetur këtë.

Cili është ndikimi i ndryshimeve klimatike?

Përveç ngrohjes globale, ka edhe faktorë e kushte të tjera që mund të ndikojnë në valët e nxehtësisë. Fenomenet klimatikë si El Nino apo La Nina mund të kenë ndikim të madh, së bashku me sistemin e qarkullimit të erërave.

Edhe mbulimi i tokës mund të luajë rol, sepse sipërfaqet e errëta dhe mjediset ku ka ndërtime bëhen më të ngrohta se sipërfaqet e bardha apo mjediset natyrore si pyjet. Për ta kuptuar sa shumë kanë ndikuar saktësisht ndryshimet klimatike në një valë të caktuar të nxehtësisë, shkencëtarët kryen “kërkime të atribuuara”.

Ata kanë kryer qindra studime të tilla në dekadën e fundit duke bërë simulime kompjuterike për t’i krahasuar sistemet e sotme të motit me atë si do të kishte qenë moti nëse njerëzit nuk do ta ndryshonin përbërjen e atmosferës gjatë shekullit të fundit.

Për shembull, shkencëtarët zbuluan se nxehtësia e rrezikshme në Azinë e Jugut në prill, ka gjasa të ketë ndodhur falë ndryshimeve klimatike. Gjatë një vale të nxehtësisë në verilindje të qytetit indian Kolkata, temperatura arriti 46 gradë Celcius, 10 gradë më shumë se mesatarja sezonale.

Çfarë mund të presim në të ardhmen e afërt?

Edhe sikur emetimet e karbonit të ndalen sot, bota ka lëshuar mjaftueshëm karbon për të garantuar se ndryshimet klimatike do të vazhdojnë të ndikojnë në rritjen e temperaturave për dekada.

Deri në vitin 2030, duhet me patjetër që bota t’i përgjysmojë emetimet nga nivelet e 1995-ës, si dhe t’i çojë në shkallë zero deri në vitin 2050. Kjo për të patur mundësinë për ta mbajtur rritjen e temperaturës mesatare në rreth 1.5 gradë nën mesataren paraindustriale, sipas shkencëtarëve nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshime Klimatike.

Por, emetimet globale vetëm sa janë rritur prej vitit 1995. Bota është në prag për të arritur mesataren prej 2.7 gradësh deri në vitin 2100, çka do të tejkalojë pragun prej 1.5, përtej të cilit shkencëtarët kanë parashikuar ndikime katastrofike e të pakthyeshme për klimën.

Fakti që miliona njerëz në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga valë të papara të nxehtësisë është tregues i faktit se ne ende nuk i kemi adresuar ndryshimet më të këqija klimatike.