Celebrities Gossip Showbiz

Si përgjigjet Princi William kur e pyesin se sa para ka në llogarinë e tij bankare…

Së fundmi një djalë i vogël, i quajtur Amir Hassan e pyeti drejtpërdrejt Pricin Uilliamin: “Sa keni në llogarinë tuaj bankare? Përgjigja e Uilliam ishte shumë e thjeshtë. “Nuk e di”,-tha ai pasi dhuroi një buzëqeshje. Anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të diskutojnë çështje financiare apo të mbajnë para me vete. E vetmja që “theu” këtë rregull ishte Mbretëresha Elizabeth, e cila thuhej se kishte fatura dhe çeqe donacionesh në çantën e saj çdo të diel kur shkonte në Kishë. Megjithatë, pas vdekjes së saj dhe pranimit të mbretit Charles, Princi Uilliam trashëgoi një vlerë rreth 1.3 miliardë dollarë.

Kate Middleton dhe Princi William po zgjerojnë sërish rolet e tyre mbretërore. Gati një vit pasi u quajtën Princesha dhe Princi i Uellsit nga Mbreti Charles III pas vdekjees së Mbretëreshës Elizabeth II, çiftit mbretëror iu dhanë tituj shtesë pas një riorganizimi të emërimeve ushtarake brenda familjes. Kate është emëruar  “Commodore-in-Chief of the Fleet Air Arm”, “Colonel-in-Chief of the 1st Queen’s Dragoon Guards” dhe “Royal Honorary Air Commodore of Royal Air Force Coningsby”.

Ndërkohë, William është emëruar “Colonel-in-Chief”, “The Mercian Regiment; Colonel-in-Chief”, “The Army Air Corps”; dhe Royal Honorary Air Commodore, RAF Valley, ku më parë kaloi tre vjet si pilot kërkimi dhe shpëtimi. Anëtarë të tjerë të familjes mbretërore që kanë marrë tituj të rinj ushtarakë përfshijnë Mbretëreshën Camilla, Princi Edward, Princesha Anne, Princi Richard, Sophie, Dukesha e Edinburgut dhe Birgitte, Dukesha e Gloucester.