Aktualitet

Si parashikohet moti ditën e parë të javës?!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të relativisht të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët nga orët e mesditës e pasdite mot me vranësira mesatare e të dendura.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu  me intensitet të ulët fillimisht në jug në relievet malore më pas pritet të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore në juglindje e lindje reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e hera – herës deri mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era pritet të fryjë me drejtim  juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 8-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë. Temperaturat parashikohen:

Shkodër 21/36°C
Diell re

Kukës 17/32°C
Diell re shi

Lezhë 21/35°C
Diell re

Dibër 17/31°C
Diell re shi

Durrës 21/36°C
Diell re

Tiranë 23/35°C
Diell  re shi

Elbasan 22/38°C
Diell re

Berat 20/37°C
Diell re shi

Vlorë 23/33°C
Diell re shi

Korçë 18/31°C
Diell re shi

Gjirokastër 18/36°C
Diell re shi

Sarandë 20/34°C
Diell re