Celebrities Gossip Showbiz

Si paraqitet gjendja e Noizy-t? Avokati i reperit: Paraburgimi nuk është shtëpi pushimi…

Prej disa ditësh, Noizy po mbahet në paraburgim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, pasi reperi dyshohet se është i përfshirë në sherrin brutal të ndodhur në Pejë me Tiktok-erin e njohur, Med Iseni. Noizy ndodhet në paraburgim së bashku me Dj Crax si një tjetër i përfshirë në ngjarje.

Ndërkohë avokati i Noizy-t, Besnik Berisha, ka folur lidhur me gjendjen emocionale të reperit dhe çfarë po ndodh me çështjen e tij.

Çështja është bartur në gjykatën e Durrësit, besoj do të kemi një verdikt brenda javës. Nuk ka tendenca as nga Noizy as nga unë që ta pengojmë procesin e nisur në Kosovë, bile po përpiqemi që të ndriçojmë gjithçka që ka ndodhur atë natë.

Nuk ka qëllim sepse nuk ka gisht as në lëndim, e kjo do të provohet që është vetëm një lëndim i lehtë trupor ndaj së paku një personi. Ka dëshmitare me të cilët kam kontaktuar dhe përmes të cilëve kam mësuar për rrethanat e rastit. Noizy është viktimë e këtij procesi, është i papërfshirë….

I pyetur për gjendjen emocionale të reperit, ai u shpreh se është mirë jo sepse ndihet mirë në ambientin që ndodhet momentalisht, por sepse është i pastër nga akuzat që janë bërë mbi të. Avokati u shpreh:

Paraburgimi nuk është shtëpi pushimi. Është çështje ku i nënshtrohet një rregulli shtëpiak çdo i paraburgosur. Noizy është mirë, jo për faktin se ndihet mirë atje ku është, por për faktin që ndihet mirë për atë që nuk ka bërë dhe ndihet mirë që është i pastër nga akuzat që i ngarkohen.

Por, shpresoj dhe besoj se Gjykata në Shqipëri ka arsye të mjaftueshme dhe të bollshme për personalitetin e tij, karakterin e tij, lidhjen e tij me vendin, profesionin e tij, emrin e reputacionin që të marrë një vendim që do duhet ta linte Noizyn në liri në pritje të vendimeve të tjera që do merren.