Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.
Ylli i muzikës pop Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri Romain Gavras u shfaqën së fundmi shumë të dashuruar, por duket se Klea Hutën nuk i kishte pëlqyer aspak çifti. Me një video të postuar në Instastory është shprehur se ndjehet e zhgënjyer për zgjedhjet e Dua Lipës në lidhje me të dashurit e saj.
Dua ti them Dua Lipës që moj goce si nuk qëllove një herë në shenjë me të dashurit?!
View this post on Instagram
Ka disa kohë që aludohet se Klea dhe Elgiti do të kenë një dasmë këtë verë. Para pak muajsh Elgiti i ka propozuar për martesë Kleas dhe kuptohej që edhe dasma do të ishte shumë shpejt. Ama duket se është më afër nga sa e mendonim, pasi vetëm pak më parë Klea ka postuar në Instastory një foto e rrethuar me fustane nusërie e duket se shumë shpejt do ta shohim dhe atë nuse. Por jo vetëm kaq, Klea me anë të një shkrimi ka nënkuptuar se dasma do të jetë këtë muaj.