Edicioni i tretë i “Big Brother VIP” nisi me një sherr mes Egla Cenos dhe Julian Dedës dhe gjithçka filloi për ‘mbathjet’. Me të mbaruar nata e parë e spektaklit të “BBV3”, aktori i njohur shkoi në dhomën e gjumit për të ndërruar rrobat. Ai hoqi pantallonat dhe doli vetëm me të brendshme.
Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Egla, e cila menjëherë filloi një debat të fortë me të. I ftuar në “ Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, Juli ka sqaruar se si ka ndodhur ky debat.
Bieta: Gara e fortë deri në fund me Eglën, me personazhin ku ka qenë edhe debati i parë mes juve të dyve që ditën e parë, ku që në ditën e parë u mendua për një aleancë. Sollët skenën e ‘mbathjeve’.
Juli: Si nuk i ruajta ato mbathje ta kishim mbyllur me atë skenë sepse gjynah mos ta mbyllnim. Mi solli Visjani me Cubin.
Bieta: Ju vutë bast, në qoftë se do të shkoni të dy me Eglën do i vishnit. Pse nuk i veshët?
Juli: Sepse ishte gabimi im, nuk e dija ku i kisha lënë ato të gjatat, kurse Egla i dinte ku i kishte lënë “Mercedeskat”.
Bieta: S’para i humbin gocave kollaj (qesh).
Juli: Kjo skena është bërë para nja 6 vitesh. Këtë unë nuk e mbaja mend, e dija që ishte Egla te ne, por nuk mbaja mend skeçin. Në qoftë se e ka mbajtur mend Egla dhe e ka futur, nuk di ta them as këtë, por nuk e besoj. Debati i parë ka qenë për mbathjet shikoni t’ju tregoj se si u fut Egla në lojë që në sekondën 1. Unë kam një problem në jetën time, nuk i duroj dot kostumet dhe atë ditë jam futur te dhoma e rrëfimit atë natën e Prime, ndenja nja dy orë, pastaj filloi spektakli, nja 6 orë spektakël e kështu me radhë, hëngrën dhe darkën, u fikën dhe dritat e dhomës së gjumit dhe thashë po i heq dhe pa hequr xhaketën. Kam hequr pantallonat edhe dola me mbathjet e mia që m’i kishte dhënë gruaja, më kishte thënë vish këto se s’janë të grisura (qesh). Kam patur dhe një palë me yje e ia jepja Merit për të parë horoskopin dhe shikonte Virgjëreshën Meri aty.