Celebrities Gossip Showbiz

“Si nuk bëre një story për Gracianon le nam…”, aktori vë në siklet Argjira Spancën!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Moderatorja e njohur, Argjira Spanca, ka qenë së fundmi e ftuar në “Top Arena”, në Top Channel, e cila është vënë në siklet nga Visjan Ukcenaj. Aktori i njohur, i cili vjen gjithmonë në studio me rolin e tij, Minioni, i ka bërë Argjirës disa pyetje pikante. Ai iu drejtua duke i thënë mos ndoshta Graciano nuk e fitoi Big-un se ajo  nuk e mbështeti.

Visjani: Mos ndoshta Graciano nuk e fitoi Big-un se ti nuk e mbështete?

Argjira: Unë kam qenë tersi?

Visjani: Si robi nuk bën një story për burrin moj, le nam

Argjira: Mos ma humbni, unë herën e parë e mbështeta

Visjani: Po si nuk merr avionin ti e t’i hedhësh trëndafila aty, pavarësisht se mund të shkojnë trëndafilat te televizioni ngjitur se i merr era, po të paktën t’a bësh mundin

Argjira: Herën e parë e mbështeta me mish e me shpirt

Visjani: Kur u fut herën e dytë the…

Teksa e pyeti se çfarë bëri me partnerin e saj, Graciano Tagani, natën e parë që ai doli nga “Big Brother VIP3”, ndërhyn ish-banorja Meri Shehu.