Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër të herë të parë gjatë vitit të kaluar në muajin tetor. Krahas çifti na zbuloi dhe emrin e engjëllit të vogël që erdhi në jetë dhe e kanë pagëzuar me emrin Adea.
Postimet e tyre lidhur me përditshmërinë nuk janë të pakta e sidomos nga ana e këngëtares, e cila nuk na i kursen aspak edhe pse jo aktive në tregun muzikor. Ashtu si ka ndarë dhe pak më parë me ndjekësit një Instastory ku tregon se për vogëlushen e saj, Eni kujdeset në mënyrën më të mirë të mundshme duke i gatuar një vakt veçanërisht për të me ushqime të shëndetshme.
Sigurisht që Adea ka menu tjetër nga ne
Projekti i fundit i artistes ishte në bashkëpunim me partnerin e saj dhe 1 vit më pas, tanimë edhe si një mama, Eni ka paralajmëruar se ka gati këngën e saj më të re. Në një bisedë online me ndjekësit e saj kur është pyetur se kur do të sjellë një projekt të ri, bukuroshja është përgjigjur:
Projekti i ri është gati thjesht ka mbetur të vendosim datën e publikimit.