Supermodelja Emily Ratajkowski ka shprehur së fundmi se “ndihej si një copë mishi” gjatë aktrimit në Hollywood. 31-vjeçarja mori rolin e saj të parë në vitin 2014 si dashnorja e Ben Affleck në filmin “Gone Girl”. Pas rolit, modelja u përpoq të provonte se ishte një “aktore serioze”.
Nuk më pëlqente, “Oh, unë jam një artiste që performoj dhe kjo është pika ime”. Ndihesha si një copë mishi që njerëzit po e gjykonin, duke thënë: “A ka ajo ndonjë gjë tjetër përveç gjoksit të saj?”
Pasi luajti në filma si “We Are Your Friends”, “I Feel Pretty” dhe “Lying and Stealing”, ajo zgjodhi t’i kthejë shpinën Hollyëoodit. Modelja u lodh nga kjo gjë dhe në vitin 2020 vendosi që të tërhiqej përfundimisht nga aktrimi. Bukuroshja nga ana tjetër u fokusua në të tjera gjëra dhe në vitin 2021 publikoi një libër me ese personale, të titulluar “My Body”.
Libri eksploroi përvojat e saj në industrinë e modelimit dhe zbuloi mendimet e saj mbi feminizmin midis temave të tjera. Ratajkowski po ashtu filloi modelimin në moshën 14-vjeçare. Ajo nuk u bë e njohur deri në vitin 2013, kur u shfaq topless në videoklipin “Blurred Lines”. Së fundmi, Emily u shfaq në fushatat reklamuese të Versace dhe Tory Burch. Që kur Ratajkowski u pa duke u puthur me Harry Styles në Japoni, shumë media janë përpjekur të marrin më shumë informacion rreth kësaj romance të re të mundshme.
Supermodelja konfirmoi se në të vërtetë ka qenë në lidhje me këngëtarin gjatë dy muajve të fundit. Nëse bëjmë llogaritjet si duhet, ajo në fakt filloi të dilte me Harry-n menjëherë pasi pati atë takimin e famshëm të Ditës së Shën Valentinit me komedianin Eric Andre. Para kësaj, Ratajkowski ishte parë edhe me komedianin Pete Davidson, por marrëdhënia e tyre ishte e rastësishme.