Moda nuk ka qenë kurrë më ekspresive sesa këtë vit. Veshjet më të mira të vitit variojnë nga kapelet e gëzofit deri te korsetë sensuale dhe fustanet e tejdukshme. Ndërsa ‘Java e Modës’ rifilloi dalëngadalë në Evropë në fillim të këtij viti, fotografja e ‘Vogue’, Acielle e Style du Monde, dokumentoi pamjet më origjinale të këtij stili. Në muajin shtator, fotot e saj pasqyronin optimizmin dhe dëshirën e rishfaqjes së stilit të rrugës, por gjithsesi njerëzit ishin të ndikuar nga stili personal dhe jo nga trendet apo markat. Duket se stili i rrugës jo vetëm që është rikthyer por është përmirësuar dhe përshtatur me kohën. Acille shprehet se:
Është një ndryshim i madh kur krahasoni fotot e mia të bëra në muajin mars me ato të bëra në muajin shtator.
Fotografi shumëvjeçar i stilit të rrugës, Phil Oh, tregon se ndihej i lumtur kur shihte stilistët të krijonin veshje të atij stili. Ndërsa fotografja Acielle vëren një rritje të entuziazmit të njerëzve për veshjet e stilistit të njohur amerikan Richard Saturnino Owens. Ajo thotë se:
Pashë shumë njerëz që e admironin Richard-in dhe i donin veshjet e tij. Kjo ishte një surprizë vërtet e bukur.
Ndërsa presim përditësime për veshjet e Vitit të Ri, fotografët sjellin për ju fotot e tyre të preferuara për vitin 2021, të cilat mund t’i shihni më poshtë.