Health & Beauty Lifestyle

Si ndikon në organizmin tonë ndërrimi i orës?

Ditën e djeshme u rikthye ora diellore. Pas mesnatës akrepat u zhvendosën 60 minuta pas. Ndryshimi ndodhi në 03:00 të mëngjesit për t’u ripozicionuar në orën 02:00 duke na sjellë një orë më shumë dritë në mëngjes, por pasditet humbasin një orë dritë natyrale. Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri më 30 mars të vitit të ardhshëm kur si gjithmonë, në 03:00 të mëngjesit hyn në fuqi ora ligjore, e njohur edhe si ajo verore.

Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë një datë fikse. Në të dyja rastet, aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të muajit tetor dhe atij mars. Pavarësisht polemikave që prej disa vitesh kanë shoqëruar ndryshimin stinor të orës, ende nuk është marrë një vendim. Si ndikon kjo në organizmin tonë?

Ajo që është e rëndësishme për ekspertët është ndryshimi që ndodh me trupin tonë. Disa njerëz gëzohen me idenë e orës shtesë të gjumit, por shumë të tjerë besojnë se ndryshimi i orës nuk duhet të ndodhë më, ashtu siç sugjeroi Komisioni Europian pas një sondazhi të bërë. Të dhënat sipas ekspertëve tregojnë një rritje të vogël, por të konsiderueshme të aksidenteve në punë sidomos gjatë ditës së Hënë. Eksperti Neil Stanley thotë se më të prekurit janë ata që kanë një jetë të mbushur me punë dhe janë gjithë kohën në lëvizje.

Dëshmitë dhe studimet tona tregojnë se shumë njerëz vuajnë nga ajo që quhet ‘social jet lag’, që do të thotë se njerëzit nuk flenë mjaftueshëm gjatë javës e ndërsa me ndryshimin e orës, në fundjavë mundohen të rikuperojnë mungesën, plus një orë më shumë gjumë. Çdo qelize të trupit i duhet gjithashtu të kthehet një orë para. Duke filluar nga qelizat, tek organet si mëlçia e deri tek funksionet e zemrës, duhet të përshtaten me ndryshimin dhe kjo gjë nuk ndodh aq shpejt, por brenda afatit që përmendet më lart, tri ditë. Ne jemi të pavetëdijshëm për këto ndryshime, por efektet të gjitha i ndjejmë.