Jo pak zhurmë po bëjnë zërat që po qarkullojnë për një lidhje të mundshme mes Kanye West dhe Irina Shayk, (ndërkohë që kjo e fundit ka qenë pjesë e këngës së tij “Power” në 2010-ën).
Pak pas divorcit përflitet menjëherë për një lidhje mes tij dhe modeles, por si ndihet Kim Kardashian për këtë gjë? Burime për median ndërkombëtare “The Sun” tregon se Kim nuk i beson fare fjalëve që po qarkullojnë.
Kim nuk i beson fare këto thashetheme për Irina-n. Për të është thjesht një formë për të marrë vëmendje. Ajo nuk shqetësohet fare për të, askush në rrethin e saj nuk interesohet apo e beson këtë gjë. Edhe nëse është e vërtetë, e dyshoj që ajo të mërzitet në këtë pikë.
Irina, 35 dhe Kanye 43 vjeç, patën ‘kontaktin’ e tyre të parë në klipin e këngës “Power” në 2010. Ndërsa në vitin 2012, modelja sfiloi për pasarelën e koleksionit të reperit Vjeshtë/Dimër në Javën e Modës në Paris. Në atë sfilatë, Irina mbante veshur një bluze të stiluar nga vetë ai.
Nëse nuk do të kishte ndodhur divorci i paqtë mes tyre, këtë vit Kim dhe Kanye, prindër të 4 fëmijëve, North, Saint, Chicago dhe Psalm do të festonin përvjetorin e shtatë.