Aktualitet Bota

Si mund të ndryshojë ekonomia e Europës pas zgjedhjeve në Parlament?!

M 6 qershor nisi një maratonë e demokracisë; zgjedhjet në Parlamentin europian.
Anëtarët e Parlamentit janë zgjedhur nga elektorati i vendeve që nga 1979-a. Mund t’i paralelizojmë me zgjedhjet e gjysmë-mandatit (midterms) në SHBA. Por përtej politikës, këto zgjedhje kanë ndikim direkt në ekonominë e kontinentit.

Edhe pse nuk është aq i rëndësishëm sa Komisioni apo Këshilli, Parlamenti Europian ka rolin e vet. Presidenti i Komisionit nuk mund të funksionojë pa dakordësinë e PE-së dhe e shkuara ka treguara se ata mund ta nxjerrin atë prej zyre.  Po ashtu, ligjet nuk mund të kalohen pa miratimin e ministrave në Parlament.

Të gjelbrit – fituesit e 2019-s, pritet të humbasin ulëset në Parlament. Fitorja më e madhe pritet të vijë nga të djathtët e krahut ekstrem dhe sa do ta ndryshonte kjo Europën? Jo aq shumë. Të djathtët e Europës janë të ndarë, do të jetë vështirë që ata të bëhen bashkë për votime apo agjenda.

Partitë e djathta janë përplasur me njëra-tjetrën për Rusinë, e cila është një ndikim i fortë në mesin e tyre. Pozitën e tyre do ta rregullonte një i djathtë përtej Atlantikut – Donald Trump – i cili do të impononte rregullime brenda partive dhe qëndrimeve të tyre. Kjo mund të ndodhë në nivel kombëtar, p.sh social-demokratët e Danimarkës janë treguar ekstremisht të djathtë me politikat e tyre të emigrimit. Një gjë e tillë do të nxisë negociatat midis ministrave në Këshill. P.sh, aleanca e gjelbërt që fitoi në 2019-n nuk ndoqi asnjëherë politikat e Ursula von der Leyen, por ajo u ndikua nga politikat e tyre.

Por çfarë do të ndodhë me ekonominë e Europës pas këtyre zgjedhjeve?

Marrëveshja për klimën ishte flamuri i von der Leyen. Ajo këmbënguli fort në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Ideja ishte arritja e qëllimit për zero emetime karboni, si mjeti për të transformuar ekonominë dhe teknologjinës. Pas pushtimit rus në Ukrainë, qëllimi u zhvendos drejt industrisë dhe prodhimit. Këto zgjedhje, klima është nën presion të madh. Protestuesit nuk janë të rinj që shqetësohen për planetin, por fermerë të inatosur me rregulloret e agrikulturës. Shumë politikanë, jo se s’bën të djathtë, po tërheqin votuesit me idenë se politikat pro-mjedisore duhet të lehtësojnë biznesin dhe konsumatorët.

Nuk mendoj se do të heqin dorë nga qëllimi i “net-zero-karbon”, por do të ketë lehtësime në kushtet strikte të energjisë, apo prodhimit të karbonit. Parashikoj një qëndrim pro-bërthamor dhe një ngadalësim në mbrojtjen e ambjentit, por jo në aspektin e dekarbonizimit.

Të djathtët janë më shumë për një tregti të hapur, që do të thotë se ata mund të lehtësojnë kufizimet ndaj Kinës.

Një tjetër çështje ekonomike është buxheti i BE-së. Vitin e ardhshëm ata do të negociojnë për një buxhet 8-vjecar. Aty përfshihen shpenzimet, çfarë të financojnë dhe si ti financojnë ato. Mbrojtje ushtarake? Politika digjitale apo klimatike? Infrastrukturë? Shoqëria? Fermerët? Po projektet jashtë kufijve për interkonjektorët elektrikë?

Për të djathtët, padyshim mbrojtja do të ketë më shumë vëmendje, por a do të subvencionohen fermerët? Nëse po, ku do i gjejë BE paratë? Rrugët, energjia dhe industria do të jenë fokusi kryesor i të djathtëve në PE.

 

Marrë me shkurtime nga “Financial Times”