E keni parasysh atë ndjesinë, kur je në gjumë të thellë dhe zgjohesh nga dhimbjet e këmbëve? Këto ngërçe ndodhin deri në 60% tek të rriturit, sipas një studimi në revistën ‘American Family Physician’. Për të eliminuar problemet, shumica prej nesh i besojnë kurave popullore, por edhe mjekimeve të specializuara.
Rezulton se marrja pak nga lëngu i kastravecave turshi mund të ndalojë dhimbjet, plus të parandalojë shpërthimet e ardhshme. Shkaku se pse ndodhin ngërçet e këmbëve gjatë natës nuk është gjithmonë i qartë, por hulumtimet zbulojnë se ato kanë më shumë gjasa të ndodhin kur jeni të dehidratuar. Kjo veçanërisht në ditët e nxehta, ku ekuilibri i elektroliteve ose mineraleve jetike për funksionimin e muskujve, si natriumi, kaliumi dhe magnezi janë varfëruar.
Një tjetër shkaktar i zakonshëm është kur mbingarkoni muskujt tuaj. Shëtitjet e gjata, më shumë kohë e shpenzuar me punët dhe angazhimet e tjera, mund të ngarkojnë muskujt e këmbëve tuaja. Edhe nëse nuk ndjeni domosdoshmërisht dhimbje gjatë ditës, ajo mund të shfaqet në ngërçet e këmbëve gjatë natës. Përdorimi i tepërt i muskujve zbraz rezervat e energjisë, duke i bërë ata më të prirur ndaj ngërçeve të dhimbshme.
Mund të tingëllojë e çuditshme për disa, por shumë studime tregojnë që pak lëng nga kastravecat turshi ndalon ngërçet në këmbë dhe sekreti është tek acidi acetik. Dietologia Rhyan Geiger shpjegon se:
Njerëzit mendojnë se elektrolitet nga natriumi ndihmojnë, por në kohën kur ato thithen nga trupi, ngërçi ka të ngjarë të jetë zhdukur. Acidi acetik mund të jetë heroi i fshehur. Kur bie në kontakt me pjesën e pasme të fytit tonë, ajo qetëson qelizat nervore. Duke qetësuar këto qeliza, ato ndalojnë ndezjen e neurotransmetuesve që çojnë tek sinjalet e dhimbjes.
Geiger thotë se acidi acetik rrit komunikimin midis neuroneve dhe muskujve, gjë që më pas ndihmon muskujt e këmbëve të relaksohen. Për më tepër, acidi acetik në lëngun e kastravecave turshi ndihmon trupin tuaj të krijojë acetilkolinën. Ky lajmëtar kimik lejon që muskujt e këmbëve të kontraktohen normalisht në vend që të pësojnë ngërçe.