A janë shndërruar të rinjtë e sotëm në ‘brezinë e shqetësuar’ (the anxious generation) për shkak të telefonave celularë? Gati dy dekada në epokën e telefonave inteligjentë, disa ekspertët po paralajmërojnë për rreziqet e mundshme të përdorimit të tyre në çdo kohë, kudo. Sidomos kur bëhet fjalë për ata, truri i të cilëve është ende në zhvillim.
Amerikanët nën moshën 30-vjeçare, raportuan nivele më të ulëta lumturie nga viti 2021 në 2023, sesa ata mbi moshën 60-vjeçare, sipas Raportit të Lumturisë Botërore të këtij viti. Jonathan Haidt, psikolog social në Shkollën e Biznesit Stern të Universitetit të Nju Jorkut, ia hedh fajin plotësisht pajisjeve tona.
Libri i tij i ri, “The Anxious Generation: How the Great Rewiring of Childhood is Causing an Epidemic of Mental Illness”, argumenton se përdorimi i vazhdueshëm në mediat sociale, që telefonat na kanë dhënë, ka çuar në krahasimin social, pakësimin e gjumit dhe vetminë në brezin Z, të rinjtë e lindur gjatë viteve 1997 – 2012.
Dhe kjo ka prekur një nerv: libri i tij aktualisht është numër 3 në listën e librave më të shitur të New York Times. Natyrisht, sado i profilit të lartë që është bërë libri, jo të gjithë janë dakord me tezën e tij. Disa kritikë argumentojnë se fajësimi i telefonave inteligjentë është një thjeshtim i tepërt dhe i pambështetur plotësisht nga prova. Zach Rausch, studiuesi kryesor i Haidt dhe shkencëtar i asociuar në NYU-Stern School of Business, thotë se fëmijët, që kishin akses në mediat sociale dhe iPhone, në shkollën fillore dhe të mesme, janë më të shqetësuar dhe më pak produktivë.
“Qëllimi i teknologjisë është, që ajo të jetë një mjet, që ne përdorim për të përmbushur qëllimet tona”, thotë ai. “Nëse nuk po e bën këtë, përfundon duke na përdorur në koston e qëllimeve tona.”
Por, ka mënyra për të frenuar këto efekte negative. Më poshtë renditen tre gjëra, që mund të bëni sot, për të rritur lumturinë dhe për të qëndruar të përqendruar.
1. Blini një orë me zile
Telefoni juaj, duke qenë gjëja e fundit me të cilën ndërveproni para gjumit dhe e para kur zgjoheni, mund të ndikojë negativisht në gjume dhe të rrisë nivelet e stresit. Blerja e një ore me zile dhe mbajtja e telefonit jashtë dhomës së gjumit, mund të krijojë një distancë fizike dhe mendore nga mediat sociale.
2. Përdorni telefonin për t’u takuar personalisht me njerëz
Shpesh, bisedat në Instagram ose mesazget, nuk kalojnë nga dixhitale në fizike.
“Ne përdorëm telefona për t’u lidhur me njëri-tjetrin, në mënyrë që të takoheshim personalisht,” thotë Rausch. “Bota në internet është disi e kundërta. Ne lidhemi për të qëndruar atje.”
Profesorja e lumturisë në Universitetin Yale, Laurie Santos, i bën jehonë kësaj ndjenje.
“Çdo studim i disponueshëm, i njerëzve të lumtur sugjeron, që njerëzit e lumtur janë më socialë, ata kalojnë më shumë kohë fizikisht rreth njerëzve të tjerë dhe investojnë kohë në miqtë dhe anëtarët e familjes së tyre,” tha Santos.
3. Fikni njoftimet e aplikacioneve
Adoleshentët marrin 237 njoftime (notification) për telefon në ditë, sipas një studimi të vitit 2023, i cili anketoi 203 fëmijë dhe adoleshentë midis moshës 11 dhe 17 vjeç. Pothuajse një e katërta e njoftimeve, 23%, mbërritën gjatë orarit të shkollës. Fikja e njoftimeve, mund t’ju ndihmojë të qëndroni të pranishëm dhe produktiv gjatë orëve, që kanë më shumë rëndësi. Rausch thekson, se mos përdorimi i telefonit, nuk është një ilaç për depresionin. Por, përdorimi i telefonit në një mënyrë më të menduar, mund t’ju ndihmojë të ndiqni aktivitete, që janë provuar se rrisin lumturinë, si lidhja shoqërore personalisht.