Bota Botë e Çuditshme

Si mbijetoi për 67 ditë në detin Okhotsk 46-vjeçari rus, humbi vëllain dhe nipin!

Një rus është shpëtuar pas 67 ditësh, ndërsa ndodhej në një varkë të vogël në detin e ftohtë të Okhotsk. Ndërkohë vëllai i 46-vjeçarit Mikhail Pichugin, dhe djali i tij adoleshent humbën jetën, sipas medias shtetërore ruse RIA Novosti.

Deti i Okhotskut është i rrethuar kryesisht nga Siberia lindore e Rusisë dhe Gadishulli Kamçatka. Zakonisht ky det ngrin midis tetorit dhe marsit dhe renditet si deti më i ftohtë në Azinë Lindore.

Dy burra të rritur dhe djali 15-vjeçar, i njërit prej tyre u nisën në katamaran më 9 gusht, thanë prokurorët. “Pas disa kohësh, kontakti me ta humbi, vendndodhja e tyre mbeti e panjohur”-tha Elena Krasnoyarova.

Më 14 tetor, rreth orës 22:00, katamarani u pa nga një varkë peshkimi që kalonte në Detin e Okhotsk pranë vendbanimit Ust-Khayryuzovo në rajonin Kamchatka. Prokurorët thanë se janë ende duke punuar për të përcaktuar rrethanat e incidentit dhe duke hetuar akuzat për shkelje të sigurisë së trafikut ujor, që rezultoi në vdekjen e dy ose më shumë personave nga pakujdesia.

Gruaja e burrit të shpëtuar tha për mediat shtetërore ruse se pesha e tij mund të kishte luajtur një rol në mbijetesën e tij, duke qenë se ai peshonte rreth 100 kg. Ajo i tha RIA se Pichugin, vëllai dhe nipi i tij i ndjerë kishin ushqim të mjaftueshëm për të zgjatur për rreth dy javë.

Pichugin do të dërgohet në një spital për trajtim mjekësor në qytetin Magadan, në lindjen e largët të Rusisë. Ai është në gjendje të rëndë por i vetëdijshëm.