Origjina e Krishtlindjes, përtej shpirtit festiv e ka bazën tek tradita. Një nga simbolet kryesore të saj është bredhi, që si traditë, vendoset në 6 dhjetor, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse vendosim një pemë Krishtlindjesh?
Çdo dimër, familjet në të gjithë botën zbukurojnë një pemë, për t’a quajtur vigjiljen e festave zyrtarisht të hapur. Ajo zbukurohet me drita nga më të ndryshmet, zbukurime si topa me ngjyra, yje, e të tjera. Dhe bredhi është nëpër botë një simbol i Krishtlindjes.
Kohë më parë pema e Krishtlindjes ishte thjesht një pishë dhe nuk kishte simbolikë fetare. Romakët dhe egjiptianët e lashtë çonin gjethe të gjelbra në shtëpi si fatsjellëse dhe simbol të jetës në ashpërsinë e të ftohtit dimëror. Ata besonin se dielli ‘sëmurej’ gjatë dimrit, gjë që shpjegonte pse herë pas here ai shfaqej, pa mundur të ngrohte. Ata i mbushnin shtëpitë me bimë të gjelbëra për të ndjellë ardhjen e pranverës bujare sa më shpejt.
Gjelbërimi brenda shtëpive ishte vetëm një ritual dimëror, si mënyrë për t’iu lutur Zotit të Bujqësisë. Gjermanët ishin ata që filluan të vendosnin një dru pishe në shtëpi si një zbukurim Krishtlindjeje në vitet 700, por deri në vitet 800, nëpër botë ky rit zbatohej gjerësisht në formën e vet pagane. Nga ana tjetër, nga vjen ideja e zbukurimit të pemës së Krishtlindjes me drita?
Thuhet se ideja e zbukurimit të pemës së Krishtlindjes me drita erdhi nga Martin Luther, i cili po kërkonte një dru nëpër pyll. Atij iu duk mahnitës shkëlqimi i yjeve në qiell dhe kur u kthye në shtëpi vari disa qirinj nëpër degë për të krijuar të njejtën atmosferë.
Asnjë ambient festiv nuk është i kompletuar pa pemën e Krishtlindjeve, e stolisur bukur me zbukurime të ndryshme dhe me drita vezulluese. Megjithatë, ata që insistojnë të kenë një bredh të vërtetë duhet të përgatiten për mirëmbajtje shtesë. Fatmirësisht, kopshtari Monty Don ka ndarë këshillat e tij kryesore për t’u kujdesur për pemët e Krishtlindjeve dhe rezulton se është një gabim i zakonshëm që shumë njerëz nuk e dinë që po e bëjnë. Megjithatë me një rregullim të vogël, të apasionuarit e Krishtlindjeve do të jenë në gjendje të kujdesen më mirë për pemët e tyre dhe të shmangin degët e zhveshura të shëmtuara.