Celebrities Live From Tirana Showbiz

Si ka qenë renditja e personazheve shqiptarë dhe të huaj në “Social Top 5”?

Çdo ditë gjithçka ndryshon. Pas përfundimit të edicionit të parë të “Big Brother VIP”, ish-banorët vazhdojnë akoma të jenë në qendër të vëmendjes. Prandaj çdo ditë të premte gjithmonë ka një rubrikë në emisionin “Live From  Tirana”, e cila quhet “Social Top 5”. Një rubrikë mjaft e bukur dhe mjaft interesante. Personazhet si ata shqiptarë por edhe ata të huaj gjithashtu janë në vëmendjen e të gjithë fansave  dhe të ndjekësve të tyre për shkak të veprimeve të tyre.

Nuk ka si të mungojë kjo rubrikë e cila na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ne ju njohim me ecurinë e ndjekësve në rrjetin social Instagram në llogaritë e personazheve të njohur brenda shtatë ditëve. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

Personazhet shqiptarë:

5. Në vend të pestë ndodhet artistja mjaft e talentuar Fifi, e cila këtë javë ka shtuar 4 mijë ndjekës.

4. Einxhel Shkira është renditur në vendin e katërt për këtë javë. Ajo ka shtuar plot 27 mijë ndjekës.

3. Këngëtarja Beatrix Ramosaj këtë javë ka shtuar mbi 33 mijë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram.

2. Në vend të dytë ndodhet fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri i cili këtë javë ka shtuar 35 mijë ndjekës.

1. Artisti Donald Veshaj, i cili së shpejti do të ketë edhe emisionin “Më lini të flas” këtë javë ka shtuar 41 mijë ndjekës.

Personazhet e huaj:

5. Kim Kardashian këtë javë ndodhet në vend të pestë dhe ka shtuar mbi 1 milion ndjekës në Instagram.

4. Artistja e njohur Rihanna, e cila sot ka edhe ditëlindjen ka shtuar 2 milionë ndjekës.

3.Në vend të tretë ndodhet Kanye West, reperi i cili ka trazuar rrjetin me postimet e tij së fundmi. Ai ka shtuar 3 milion e 100 mijë ndjekës.

2. Këngëtarja Jennifer Lopez këtë javë në rrjetin e saj social Instagram ka shtuar 5 milion ndjekës.

1.Në vend të parë ndodhet aktorja 25-vjeçare Zendaya e cila këtë javë ka shtuar më shumë se 6 milion ndjekës në Instagram.