“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.
Mbrëmja e sotme do të jetë mjaft e veçantë sepse të gjithë yjet e “Dancing With The Stars” janë mbledhur së bashku për të diskutuar rreth 13 javëve mjaft intesive dhe shumë të bukura që kanë kaluar. Krahë yjeve dhe jurisë kanë qenë edhe Fatma Haxhialiu, Blendi Salaj dhe Jonida Aliçkolli. A ka mbetur ende diçka për t’u diskutuar para finales së madhe? A janë gati të gjithë për finalen e madhe dhe të shumëpritur të këtij edicioni?
Në fillim u diskutua se si ka qenë java e parë e gjysmëfinalistëve, Isli dhe Salsano të cilët edhe pse nuk arritën të kalonin në finale sërish janë këtë javë në skenën e “DWTS”.
Isli: Relaks shumë gjumë dhe më shkonte gishti që të merrja Ledian se kur i kemi provat dhe kur do të takohemi. Pastaj e ndaloja veten, e merrja për kënaqësi. Ka qenë realisht relaks, çlodhje dhe të tjera si këto. Besoj edhe Salsano bashkohet me mua.
Salsano: Jo, nuk bashkohem fare. Unë kam bërë prova gjatë kësaj jave sepse thashë nuk i dihet do më marrin sërish në finale. Për një performancë ekstra.