E ftuar sot në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë Diola Dosti. Nutricionistja e njohur ka zbuluar në një intervistë me Jonida Aliçkollin dhe Elios Shulin më shumë detaje se si ka nisur e gjithë karriera e saj dhe gjithashtu ka treguar edhe detaje të vogla në lidhje me partnerin e saj të ri.
Si erdhi ky pasion për nutricionin?
Ka qenë një pasion i lindur. Kanë ndodhur dy ngjarje në jetën time që kanë shënuar atë pasionin për nutricionin. E para është kur kam qenë në moshën 17 vjeç dhe humba një njeri që e kam dashur shumë, gjyshin. Në atë kohë ai vuante nga asma brokiale. Kur mora vesh lajmin mendova pse deri tani nuk kam qenë duke gjetur një formulë për të shpëtuar gjyshin tim ndërkohë që unë po lexoja një roman. Nga ai moment unë nuk kam lexuar më asnjë roman.
Mu duk sikur ishte një mision i imi, një thirrje e brendshme që unë duhet të ndihmoj më shumë dhe të jap kontributin tim mbi shëndetin e të tjerëve.
Ndër të tjera ajo shtoi gjithashtu se:
Pika e dytë ka lidhje me Top Channel, në një konkurs ku mora pjesë në 2007 më dukej sikur isha pak më e shëndetshme sesa gocat e tjera dhe fillova të mbaja një dietë ku arrita në pikën që nuk pija dot asnjë pikë ujë, dëmtova deri diku edhe veshkat e mia. Aty i thashë vetes stop dhe aty ishte ajo forca e dytë që unë vendosja të merresha me nutricion.
Një trampolinë e madhe për Diolën ishte edhe pjesëmarrja e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP. Diola tregoi se në Kosovë e njohin si nutricioniste duke qenë se ka jetuar shumë vite atje dhe ka edhe linjën e saj kozmetike ndërsa në Shqipëri është prezantuar pothuajse nëpërmjet BBV.