Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.
Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen, si ka bërë dhe së fundmi teksa ka ndarë me ne disa postime nga pushimet me partnerin e saj. E gjithashtu, duke mos lënë pas ndjekësit e saj, ka bërë një ‘Ask’ për t’ju shuar kureshtjen me disa përgjigje. Një prej tyre e ka pyetur se si ia del që ruan një marrëdhënie kaq të mirë me partnerin e saj dhe Afërdita është përgjigjur kështu:
Është miku im më i ngushtë. Kalojmë kohë bashkë pasi mendoj se kjo është shumë e shëndetshme për një marrëdhënie.
Para pak ditësh me anë të disa Instastory-ve, Afërdita na emocionoi me të vërtetë shumë. Teksa, modelja na tregoi se do të udhëtojë disa ditë për në Gjermani dhe do të qëndrojë larg djalit të saj, vogëlushi shfaqej duke i tërhequr mamasë së tij valixhen për ta ndihmuar.
E teksa, vazhdojnë të qëndrojnë ende ‘të ndarë’, duket se Sky e ka marrë malli për prindërit e tij dhe me video-n më të fundit të postuar, Afërdita na ka prekur me të vërtetë, teksa tregon të birin me fotografinë e tyre në dorë duke e prekur pasi e ka marrë malli për prindërit e tij.