Celebrities Gossip Showbiz

Si ia del të menaxhojë famën, Mariah Carey zbulon sekretin!

Ylli i muzikës pop Mariah Carey ka zbuluar së fundmi një strategji që e ndihmon të qëndrojë e ekuilibruar nën presionin e vëmendjes së medias. Këngëtarja thjesht nuk i lexon lajmet që shkruhen për të. Duke folur për revistën “People”, 55-vjeçarja shprehu se ky është mekanizmi i saj kryesor për të menaxhuar famën e saj.

Nuk lexoj asgjë që shkruhet për mua. Ky është mekanizmi im për të menaxhuar famën.

Pavarësisht suksesit të saj të vazhdueshëm, Carey ka marrë vendime të qarta për të mbrojtur jetën e saj personale nga mendimet dhe komentet e të tjerëve. Këngëtarja e famshme e hitit “Always Be My Baby” ka kaluar një ndarje të bujshme vitin e kaluar nga ish-i dashuri i saj, Bryan Tanaka, me të cilin ka qenë në një lidhje që zgjati pothuajse shtatë vjet. 54-vjeçarja është 14 vjet më e madhe Bryan Tanaka.

“Ai dëshiron të ketë një familje. Kjo nuk është ajo që këngëtarja dëshiron”- tha burimi. Ndërkaq, së fundmi reagoi edhe Bryan Tanaka i cili më në fund konfirmoi ndarjen e tyre. 40-vjeçari, postoi një mesazh në Instagram duke njoftuar zyrtarisht se ai dhe Mariah i kishin dhënë fund lidhjes së tyre pas shtatë vitesh.

Rikujtojmë, se Mariah Carey është gjithashtu nënë e dy fëmijëve binjakë, Monroe dhe Moroccan, të cilët i ka me ish-bashkëshortin Nick Cannon. Çifti u divorcua në vitin 2016, por Carey vazhdon të jetë një figurë e rëndësishme në jetën e fëmijëve të saj.