Celebrities

Si i harxhon paratë një miliarder si Jeff Bezos…

Çfarë do të bënit nëse një ditë në jetën tuaj do të ishit Jeff Bezos? Nëse ju erdhi e papritur si pyetje po ju tregojmë disa “mënyra” si miliarderi i shpenzon paratë e tij. Një vit më parë, Bezos pagoi 6.2 miliardë paund për një raketë që e çoi atë 65 milje në hapësirë. Themeluesi i Amazon, së fundmi është fotografuar teksa kalonte në Mayfair në Londër me xhinse të bardha “Brunello Cucinelli” prej 600 paund, ndërsa do të darkonte në “The Wolseley”. Bezos ishte dorë për dore me të dashurën e tij Lauren Sanchez.

Ajo kishte veshur një minifustan të bardhë dhe një varëse me sy rreth qafës. Në fillim të kësaj jave themeluesi i Amazon shijoi një turne privat në Pallatin Buckingham para darkës në një klub privat me Tom Cruise. Ai mendohet se ka shpenzuar 90£ për biletë për deri në 30 anëtarë të familjes së tij që do të shfaqen në ekspozitën e artit të pallatit të hënën. Biznesmeni, i cili ka një pasuri prej 121 miliardë paundësh, u raportua se ishte takuar fshehurazi me Sanchez, ndërsa ishte i martuar me MacKenzie Scott, nga e cila u divorcua në fillim të vitit 2019.

Së fundmi, Bezos u diskutua pasi dhuroi 500,000 dollarë për bamirësi. Themeluesi i Amazon dhe e dashura e tij Lauren Sanchez ishin të pranishëm në “Pacific Design Center” (qendër për nevojat e komunitetit të dizajnit, argëtimit, artit etj.) në West Hollywood për një event bamirësie dhe shuma që ai dhuroi nuk u prit aspak mirë madje shkaktoi zemërim në rrjet.

Një burim i brendshëm për njeriun e dytë më të pasur në botë tha se:

Të gjithë prisnin që ai të dhuronte diçka, por ai nuk e bëri. Pastaj dikush dhuroi një milion dollarë. Dhe më pas, pak më vonë, Bezos dhuroi 500,000 dollarë. Nga dhoma dëgjohej një rënkim. Nëse dikush tjetër mund të dhurojë një milion, Jeff Bezos mund të dhurojë më shumë se një milion.