Efi Dhedhes, pas daljes nga “Big Brother VIP Albania 2”, ka qenë më e rezervuar tek publiku duke u larguar për një periudhë nga ekrani dhe duke vijuar me biznesin e tatuazheve. Mirëpo së shpejti ajo do të rikthehet në rolin e moderatores në Top Channel duke prezantuar një show që ka të bëjë pikërisht me tatuazhet.
E ftuar në “E Diell” me Beniada Nishanin dhe Argjira Spancën, Efi zbuloi disa detaje të pathëna më parë. Si një ish-banore e “Big Brother VIP”, ajo ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, për të cilët tha dy fjalë.
A e ke uruar Kiarën për lindjen e vajzës?
Efi: Po patjetër, nuk na lënë fansat mos ta bëjmë publikisht.
Dhuratë i bleve?
Efi: Jo, nuk i kam blerë.
Personit që nuk do t’i flasësh kurrë?
Efi: Luizit, se nuk dua.
Efi gjithashtu foli edhe për ish-konkurrenten tjetër, Olta Gixharin, për të cilën tha se ishte shkaku që nuk mori pjesë në “Dancing with the Stars”, sepse aktorja ishte në rolin e jurisë.
Mora vesh disa emra që do ishin pjesë në njëfarë mënyre, isha shumë e ngarkuar pas ‘Big-ut’ për të përballur sërish debate ose disa situata të sikletsshme aty. Ishte Olta, nuk kemi asnjë marrëdhënie. Nuk kisha nerva për atë periudhë.