Gwyneth Paltrow e ka bërë të qartë se ka një raport shumë të mirë me të dashurën e ish-bashkëshortit Chris Martin, Dakota Johnson. Gjatë disa InstaStories me pyetje dhe përgjigje në rrjetin social Instagram të enjten, një fans i kërkoi 51-vjeçares të përshkruante marrëdhënien e saj me aktoren e njohur të ‘Fifty Shads of Grey’.
Ne jemi në fakt mikesha shumë të mira,” u përgjigj Paltrow, duke shtuar se ajo e do aq shumë atë. Ajo shtoi gjithashtu se:
Ajo është një person i adhurueshëm, i mrekullueshëm.
Lajmi nuk duhet të jetë aq i papritur për fansat pasi Paltrow dhe Johnson janë parë së bashku në disa ngjarje gjatë viteve. Ato u panë duke folur gjatë shfaqjes së modës Gucci në Los Angeles në vitin 2021, ndërsa Johnson iu bashkua Paltrow dhe Martin në një udhëtim familjar me ski në Aspen, Kolorado një vit më parë.
Dy fëmijët e Paltrow, Apple, 19 vjeç dhe Moses, 17 vjeç, ishin gjithashtu të pranishëm. Paltrow dhe Martin u martuan në vitin 2003, por njoftuan fundin e lidhjes së tyre në 2014. Kur njoftoi për herë të parë se dyshja po ndaheshin, Paltrow e quajti atë “shkëputje të vetëdijshme”. Gjatë asaj kohe ajo shkroi:
Në shumë mënyra ne jemi më afër se kurrë. Ne e kemi zhvilluar gjithmonë marrëdhënien tonë privatisht dhe shpresojmë që teksa shkëputemi dhe kemi në fokus bashkëprindërimin, do të jemi në gjendje të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë.
Divorci i tyre u finalizua në vitin 2016, dhe që atëherë ata kanë qëndruar bashkë me fëmijët e tyre duke mbetur miq dhe duke pasur raporte të mira. Martin filloi të takohej me Johnson një vit më vonë, ndërsa Paltrow filloi të takohej me Brad Falchuk në 2014 para se të finalizonin dashurinënë martesë katër vjet më vonë.