Të ftuara mbrëmjen e sotme në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Argjira Spanca dhe Dea Mishel Hoxha. Të dyja vajzat bukuroshe kanë dhënë më shumë detaje jo vetëm nga karriera dhe jeta e tyre personale por edhe për projektin e ri mjaft të veçantë që i ka bërë bashkë, emisioni “Influencer” në E diell.
Si u bënë bashkë Argjira dhe Dea Mishel për “Influencer”?
Argjira: Ne kemi punuar tek “E diell”, “She’s On Top” por kemi kohë që punojmë bashkë me Dean.
Dea: Argjira ka qenë arsyeja se pse unë kam hyrë tek “E diell” në fillim. Një ditë të bukur vere më tha që fillojmë “She’s On Top” do të vish në juri. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe kemi kaluar shumë mirë. Kemi pasur gjithmonë këtë kiminë dhe Manushi na e propozoi që të ishim bashkë tek ky projekt. Kishte të drejtë sepse po shkon shumë mirë.
Argjira: “Influencer” është shumë voluminoz si program faktikisht. Sezoni i parë nisi pak si test, e bëmë në skenë dhe ishte i pëlqyeshëm nga publiku por unë që tek i pari e kisha këtë ëndrrën e vilës thjesht nuk kisha guximin ta bëja hapin para. Kur u bëmë bashkë me Dean dhe më tha Manushi për të realizuar diçka bashkë dhe në momentin që fola duke ditur që Dea është kreative, pak unë dhe ajo bëmë një projekt goxha impenjativ por që po del bukur.
Dea: Nuk është e njëjta gjë si në “Big Brother” sepse ai është tërësisht reality dhe loja është kundër njëri-tjetrit, pra karakteret që ti ke përplasen me njëri-tjetrin ndërsa tek “Influencer” kryesorja është puna që ata bëjnë dhe ideja që ne të futemi sa më thellë në botën e tyre si influencer. Si punojnë ata, si i shpërndajnë video-t e tyre në rrjetet sociale.