Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare. Mjegull e dendur, mjegullinë ka në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit në zonat luginore.
Era fryn e lehtë, me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, hera-herës era fiton shpejtësi 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
8/20
Diell pak re
Kukës
3/17
Diell pak re
Lezhë
7/20
Diell pak re
Dibër
3/19
Diell pak re
Durrës
10/26
Diell pak re
Tiranë
11/25
Diell pak re
Elbasan
9/25
Diell pak re
Berat
5/25
Diell pak re
Vlorë
9/23
Diell pak re
Korçë
2/18
Diell pak re
Gjirokastër
2/25
Diell pak re
Sarandë
10/24
Diell pak re