Lajme pozitive vijnë nga Pallati Mbretëror, Mbreti Charles III po “përgjigjet vërtet mirë” ndaj trajtimit të tij të kancerit pasi zbuloi diagnozën e tij në në fillim të këtij viti, sipas një eksperti mbretëror. Monarku i Mbretërisë së Bashkuar filloi trajtimin në shkurt dhe që atëherë ka bërë një hap të vogël prapa nga detyrat zyrtare për t’u përqëndruar në shëndetin e tij. Ishte Charlotte Griffiths e cila tha për “GB News” se:
Unë po dëgjoj se ai në të vërtetë po i përgjigjet vërtet mirë trajtimit të kancerit. Dhe të gjithë në familjen mbretërore ndihen pozitivë dhe optimistë për mënyrën se si ai po po ecën.
Duket sikur Mbreti me të vërtetë po ecën përpara kur bëhet fjalë për shërimin e tij, pasi së fundmi u kthye nga një udhëtim i shpejtë në Skoci me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla. Vetëm disa ditë para se të nisej për në Skoci, Charles u pa duke përshëndetur dashamirësit nga makina ndërsa shkonte në kishë në Sandringham.
Javën e kaluar, ai u pa duke u bashkuar me anëtarët e tjerë mbretërorë për shërbimin e së dielës së Pashkëve në Kështjellën Windsor. Ndërsa ai ka bërë një përpjekje për të shmangur komentimin e spekulimeve për shëndetin e tij, Charles foli për betejën e tij vetëm disa ditë pasi doli publikisht me lajmin.
Mbreti tha se urimet nga publiku janë ngushëllimi dhe inkurajimi më i madh. Nëpërjmet një deklarate ai u shpreh se:
Është po aq inkurajuese të dëgjosh se si ndarja e diagnozës sime ka ndihmuar në promovimin e mirëkuptimit publik dhe ndriçimin e punës së të gjitha atyre organizatave që mbështesin pacientët me kancer dhe familjet e tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë në botë.