I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Mario Deda, vëllai i aktorit të mirënjohur Julian Deda, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Si e sheh ai marrëdhënien midis vëllait të tij me Eglën brenda shtëpisë?
Nganjëherë më duket e ekzagjeruar me kastile nga të dyja palët. Njëherë njëri, njëherë tjetri. Ndonjëherë ndodh edhe me të vërtetë, sepse ashtu janë karakteret e të dyve. Dikush do ta thotë ballit. Dikush tjetër bën sikur ‘s’është për mua ky muhabet, sikur s’i përkas kësaj’. Domethënë është gjithmonë ajo sfida midis të vërtetës dhe hipokrizisë, që mendoj këtu në të gjitha herët fiton Juli. Juli është duke u treguar gjatë gjithë sezonit i rezervuar, sepse është ballit. I vjen keq edhe ta tregojë disa vetave aty.
Cili ishte ai moment që Juli mund të jetë ndjerë keq që t”i kthehej një personi?
Për shembull momenti kur Egla u skualifikua. Në momentin kur Egla u skualifikua u rakordua në shah, në statistikat e tij për dërgimin në televotim midis emrit të tij dhe Eglës, për shkak se nuk kishte dëme, pra nuk ishte televotim me njërin që eleminohej në qoftë se nuk fiton. Pra, ishte për të preferuarin. Dhe ai aty mendonte që përderisa kjo ka dalë nga skualifikimi dhe mbas tre ditëve morëm vesh që nuk ishte jashtë dhe një impakt të fortë do ta ketë kjo. Dhe Juli mendoi impaktin në publik, nuk e di 70 me 30 pë publikun. Se ai e di edhe kalkulimin e shifrave, por përtej kalkulimit të shifrave del Juli i preferuar dhe kupton që ajo nuk ka një impakt në publik fenomenal.