Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Ilnisa Agolli, gazetarja dhe njëkohësisht ish-banorja e këtij edicioni të “Big Brother VIP 3”, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up” me Blendi Salaj, Enxhi Nasufin dhe Neada Muçaj. Ajo diskutoi më shumë mbi 5 finalistët e këtij edicioni dhe lojën e tyre, por jo vetëm. Ilnisa nuk la pa përmendur dhe Meritonin, partnerin e saj, për të cilin foli me shumë dashuri dhe superlativa.
Ja si e përshkruan ajo ndjenjën e dashurisë për Meritonin:
Nuk do të lëshohesha kurrë në krahët e dikujt nëse do ta analizoja thellë. Ti nuk mendon për të tjerët, nuk mendon se çfarë do të thonë të tjerët. Edhe kur ndodhi nuk e mendova. Aty fshihet çdo gjë, ti nuk mendon më për të tjerët.
Si e ka pritur familja jote romancën me Meritonin?
Familja ime e përqafon shumë këtë raport dhe e shohin shumë të përgjegjshëm, siç dhe ai është. Jam shumë e lumtur. Kisha disa pikëpyetje për familjen, por tani…
Si është raporti me familjarët e Meritonit?
Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Agnesën, motrën e Meritonit. Me Rinorin flas, dje i dërgova një mesazh në fakt…
Kë sheh si dy finalistët e mbetur në fund?
Unë e shoh Meritonin me Romeon dyshen e fundit. Kështu e mendoj. Ky është viti i parë që ka qenë një shembull ekzemplar i një shqiptari nga Kosova. Dhe mendoj se çmimi duhet të shkojë atje.