Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. Të gjithë dëgjuesit nëpërmjet telefonatave, SMS apo mesazheve audio në Whatsapp, të shprehin simpatitë, antipatitë, mbështetjen që kanë për personazhet në “Big Brother VIP”. Të ftuar në emisionin e kësaj të marte kanë qenë Niko Komani dhe Grines, të cilët kanë dhënë opinionet e tyre rreth këtij fenomeni.
Më saktësisht, ata kanë folur më shumë për polemikat që po shkaktohen brenda në shtëpi, kryesisht për moderatoren Roza Lati, e cila është banore në këtë edicion. Së fundmi, janë përhapur fjalë nga ish-bashkëpunëtorë të saj të cilët e kanë akuzuar Rozën se nuk ka qenë korrekte me stafin e saj. Grines, duke qenë se ka punuar me të, është shprehur:
Në të njëjtin emision kemi qenë të dy (për gazetarin që e ka akuzuar) dhe nuk kam marrë atë energji, atë lloj sjellje nga Roza apo nga stafi përkatës. Kemi pasur projekte. E njoh edhe nga shoqëria e përbashkët. Kemi pasur disa rrethana.
Si e komenton Niko Komani debatin midis Rozës dhe Ledjonës?
Është një lojë dhe Ledjona në shumicën e rasteve ka zgjedhur të thotë që ‘unë për këto femra…’. Është një lojë. Mos harrojmë që të gjithë po luajnë aty. Aty janë përmendur shumë personzhe. Kemi parë edhe më keq.
Por, a është gjithçka për lojë?
Po, është normale. Sepse e di që nëse edhe unë do të isha pjesë e Big Brother do të më suleshin me diçka që njerëzit do ta dinin nga jashtë dhe jam i sigurt për shumë gjëra që do të më suleshin.