Ndonëse familja mbretërore është shumë skeptike kur vjen puna tek momentet brenda pallatit Kensingtone, Princ William ka treguar së fundmi për “Apple Fitness” se momenti më i bukur i ditës është mëngjesi. Ai ka pohuar se në rutinën e përditshme gjithmonë nisja e ditës është si një festë me muzikë në shtëpi dhe Charlotte me George zihen gjithmonë se kë këngë do të dëgjojnë dhe kërcejnë. William ka thënë se:
Një nga këngët që fëmijët po pëlqejnë tani është ‘waka waka’ nga Shakira.
Ndërkaq pas këtij lajmi ka reaguar vetë Shakira duke u shprehur shumë e lumtur që Princesha Charlotte dëgjon muzikën e saj. Ajo ka shkruar në Twitter se:
Jam shumë e kënaqur që të pëlqen muzika ime Princeshë Charlotte!
I’m so pleased you like my music Princess Charlotte! ❣️https://t.co/Ttx6K514iQ
— Shakira (@shakira) December 5, 2021
Epo, Shakira s’mund të ishte më e lumtur se kaq, që pas kaq shumë vitesh kënga e saj vazhdon të falë gëzim edhe te brezat më të rinj. Rikujtojmë se këngëtarja bukuroshe pak ditë më parë ka festuar 20-vjetorin e albumit të saj të suksesshëm të vitit 2001 ‘Laundry Service’. Në një klip ekskluziv për ‘PEOPLE’, këngëtarja e hitit të njohur “Hips Don’t Lie” e ka quajtur publikimin e albumit si një “epokën e artë” e jetës së saj.
Gjithashtu ajo ka zbuluar se është duke sjellë dhe është duke punuar në një projekt për ta risjellë dhe për ta rikujtuar edhe njëherë atë.
“Laundry Service” ishte një dëshmi e faktit se unë isha në gjendje të bëja gjithçka dhe se angazhimi im ishte kaq i madh. Angazhimi im ndaj muzikës dhe ëndrrave të mia ishte primare dhe se asgjë nuk do të ishte pengesë, madje as unë vetë.
Vlen të theksojmë se Shakira ka “hapur zemrën” dhe ka folur në lidhje me të gjithë paragjykimet që ka pasur në industrinë e muzikës për shkak të prejardhjes së saj. Ajo është shprehur se shpesh vihej në lojë për trafikimin e drogës, pasi në Kolumbi ky fenomen ndodh rëndom.