Divorci i legjendës së NFL Tom Brady dhe supermodeles Gisele Bundchen ka qenë një nga historitë që ka marrë një vëmendje shumë të madhe në media që kur u konfirmua në tetor të vitit 2022, dhe tani që Brady është lidhur edhe me vajza të reja, thashethemet vazhdojnë. Brady, i cili së fundmi bleu një aksion në ekipin anglez të futbollit Birmingham City, tani është përfolur se është në lidhje me supermodelen ruse Irina Shayk.
Dyshja u panë në makinën e tij në korrik pasi Shayk kaloi natën në shtëpinë e Brady në Los Anxhelos. Këto imazhe nuk do të ishin të lehta për t’u pranuar për ish-bashkëshorten e Brady, Gisele Bundchen. Në një intervistë për Vogue Brasil ajo tha:
Ndarjet nuk janë kurrë të lehta, veçanërisht kur një media e tërë spekulon në çdo hap të saj. Gjithmonë kam besuar se çdo situatë, sado sfiduese, ka diçka për të na mësuar dhe ndodh për përmirësimin e jetës sonë.
Bundchen vazhdon të mbështesë Brady, duke komentuar rregullisht në mënyrë mjaft mbështetëse në postimet e tij në Instagram dhe ata duket se kanë arritur ta gjejnë një zgjidhje rreth prindërimit. Çifti kanë një djalë 13-vjeçar, Benjamin, dhe një vajzë 11-vjeçare, Vivian Lake.