Së fundmi këngëtarja Cher ndezi thashethemet për një romancë të re teksa u pa e kapur dorë për dorë me ish-të dashurin e Amber Rose, Alexander “AE” Edwards. Këngëtarja e “Believe” u fotografua me reperin 36 vjeçar, teksa hynin në Craig’s në West Hollywood. Pasi fotot u bënë virale, Cher konfirmoi lidhjen e saj me producentin e muzikës në Twitter teksa publikoi një foto të tij së bashku me një ’emoji’ zemre.
Tanimë, asgjë nuk e ndal më dyshen e njohur në daljet e tyre publike. Së fundmi Cher dhe Edwards u panë teksa po shkonin për të darkuar në restorantin Olivetta në Hollywood. Krijuesja e hitit “I If I Could Turn Back Time” dhe i dashuri i saj i ri shiheshin të kapur dorë për dore teksa shkonin në restorant. I pranishëm në darkë ishte edhe ish-i dashuri i Kylie Jenner, reperi Tyga, i cili është mik me Alexander.
76 vjeçarja zbuloi se ajo trajtohet ‘si një mbretëreshë’ nga partneri i saj. Një fans i kërkoi yllit të muzikës të konfirmonte lidhjen dhe ajo e bëri madje shtoi se ata u takuan për herë të parë gjatë Javës së Modës në Paris muajin e kaluar. Rikujtojmë, se Alexander më parë ka qenë në një lidhje dashurie me Rose, me të cilën ka djalin 3-vjeçar të quajtur, Slash.
Ish-çifti filloi lidhjen në vitin 2018, por u ndanë pas tre vitesh së bashku pasi AE u kap duke tradhtuar modelen 39-vjeçare me disa femra të tjera. Cher, nga ana tjetër ka qenë e martuar më parë me Sonny Bonon nga 1964 në 1975 dhe Gregg Allman nga 1975 në 1979. Ajo ka djemtë, Chaz, 53-vjeç dhe Elijah, 46-vjeç.