Celebrities Showbiz

Si dy pika uji, ngjashmëria e frikshme e partnereve të George Clooney dhe Brad Pitt!

Brad Pitt dhe George Clooney erdhën së bashku në Festivalin e 81-të të Filmit në Venecia me partneret e tyre. Brad mori me vete të dashurën e tij 26-vjeçare Ines de Ramon, ndërsa George erdhi me bashkëshorten e tij, Amal.

Pasi ata të katër kaluan në tapetin e kuq përpara premierës së filmit “Wolfs”, në të cilin Pitt dhe Clooney luajnë, shumë filluan të shkruajnë në rrjetet sociale se Ines dhe Amal ngjajnë jashtëzakonisht shumë. Disa nga komentet më të shpeshta ishin:

Dhe Brad është me Amalin.

Më duken të dyja njësoj.

Bradi gjeti të njëjtën vajzë si George.

Janë si binjake.

Brad dhe Ines janë filmuar në shoqërinë e çiftit Clooney një ditë para premierës së filmit. Paparacët i fotografuan teksa udhëtonin nëpër Venecia për në një restorant, ku darkuan së bashku.

Organizatorët ndërkohë siguruan që Brad dhe Angelina Jolie t’i shmangen njëri-tjetrit gjatë Festivalit të Filmit në Venecia. Për të parandaluar çdo takim, drejtori artistik i festivalit, Alberto Barbera, rregulloi që paraqitjet e tyre të jenë të ndara. Angelina mbërriti një ditë përpara hapjes së festivalit dhe do të prezantonte filmin e saj të enjten, më 29 gusht, përpara se të niset menjëherë me regjisorin Pablo Larraín për Festivalin Telluride në Kolorado. Nga ana tjetër, Jolie u tha se ka qenë e shoqëruar nga partneri i saj i ri. Angelina Jolie  ka ndezur thashetheme për një romancë të mundshme me reperin dhe aktivistin politik britanik Akala. Dyshja u panë duke dalë nga një hotel në Venecia të Italisë së bashku të mërkurën gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. “In Touch” ka pohuar se Jolie, 49 vjeç, është takuar ‘rastësisht’ me 40 vjeçarin. Publikimi raporton se Akala iu bashkua Jolie dhe vajzave të saj Zahara, 19, dhe Shiloh, 18, në Festivalin letrar Calabash në Xhamajka në maj të vitit të kaluar.