Celebrities Gossip Showbiz

Si dy pika ujë, Loredana takon sozinë e saj!

Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi. Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar.

Para disa kohësh është përfolur shumë për ngjashmërinë në fytyrë të Loredanës dhe këngëtares Iliriana Sadriu. Së fundmi të dyja bukuroshet janë takuar me njëra-tjetrën dhe disa familjarë të tyre, pasi prej disa ditësh Loredana po shijon pushimet në Kosovë dhe Shqipëri. Vajzat kanë postuar në Instastory një video të dyja, ku duken si dy pika ujë.

Skuadra e futbollit të Real Madrid të shtunën (1 qershor) fitoi Ligën e Kampionëve duke mposhtur skuadrën Borussia Dortmundin, ku luan edhe Karim, në finale me rezultat 2-0. E pas ndeshjes Loredana dhe Karim kaluan disa ditë në Kosovë, ku u panë edhe nën shoqërinë e Noizyt. E disa ditë pushime nuk mund të mos i kalonin në jug të Shqipërisë tashmë që edhe vera ka nisur e këtë na e ka treguar vetë Loredana me disa foto në Palasë, Dhërmi.