Gjatë dy javëve të fundit, në prag të finales së talk show-t të saj të gjatë, prezantuesja televizive Ellen DeGeneres ka qenë mjaft emocionale. ‘Page Six’ citon një burim të afërt me producenten, i cili ka rrëfyer se Ellen ka qarë shumë.
Të gjitha javët para finales ishin shumë emocionuese për të.
Ellen kishte filluar episodin e saj të fundit të ‘The Ellen DeGeneres Show’ më 28 prill, që do të transmetohej më 26 maj, duke shfaqur një grup të ftuarish në listën A; Jennifer Aniston dhe Pink, të cilat u shfaqën në episodin e parë, më 8 shtator 2003. DeGeneres ishte e trishtuar kur pa fundin e saj 19-vjeçar, por nuk donte të dilte me zhurmë. Burimi vijoi duke thënë se:
Ajo donte të dilte në heshtje.
Që nga debutimi i spektaklit, komediania ka mirëpritur mijëra të ftuar të famshëm, shumë prej të cilëve u bënë shënjestër e shakave të saj ngacmuese. Megjithatë, reputacioni i saj u godit në vitin 2020, pas akuzave dhe pretendimeve për sjellje toksike në vendin e punës.
Fituesja e Emmy-t më vonë deklaroi se akuzat ishin shumë lënduese për të, por theksoi se nuk ishin arsyeja që ajo vendosi të mbyllte shfaqjen. Ajo u shpreh për ‘The Hollywood Reporter’ se:
Nëse do të lija shfaqjen për shkak të kësaj, nuk do të kthehesha këtë sezon.
Ndërkaq, thuhet se Ellen DeGeneres ka dhënë miliona dollarë shpërblime për punonjësit e saj. Një burim ka treguar për “NY Post” se Ellen dhe kompania e prodhimit ‘Warner Bros’ punuan së bashku për t’u siguruar që çdo person të merrte shpërblimin e tij përpara se emisioni të përfundonte. Burimi shtoi se komediania ka qenë tepër bujare me punonjësit që nga fillimi i shfaqjes në 2003. Gjatë sezonit të saj të fundit në “The Ellen DeGeneres Show” ajo u ka dhuruar të gjithëve udhëtime, orë, makina.