Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj copëza nga përditshmëria e saj. Përmes potimeve në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka zbuluar se aktualisht ndodhet në Spanjë, aty ku do të lindë fëmijën e saj të dytë.
Mesa duket së fundmi Olta është ndjerë tepër nostalgjike, pasi përmes një postimi të bërë në Instastory, ish-banorja e BBV2 ka publikuar një foto kur ishte vetëm 14-vjeçe. Bashkangjitur fotografisë, në të cilën duket më e ëmbël se kurrë, ajo thjesht ka treguar moshën e saj, duke shkruar:
14-vjeçe.
Dhe sigurisht që portreti i saj nuk ka zhgënjyer aspak, duke treguar tiparet e saj të bukura.
Rikujtojmë gjithashtu se në fillim të muajit shkurt aktorja organizoi festën e “gender reveal”, në të cilën është zbuluar edhe gjinia e fëmijës. Olta ka konfirmuar se është në pritje të një djali, duke u plotësuar kështu dëshira e Amarit. Ajo u shpreh falënderuese ndaj Zotit për gjënë më të shtrenjtë që ka, familjen. Bashkangjitur postimit ajo shkruante:
Ju plotësua dëshira Amarit. Faleminderit Zot për gjënë më të shtrenjtë që më ke dhënë, Familjen.
Aktorja në rrjetet e saj sociale gjithmonë poston momente të veçanta me Amarin apo edhe nga përditshmëria tani që është edhe në pritje të ëmbël.