Celebrities Film & Tv Gossip

Si do të shkojë ky episod i ‘Dancing With the Stars’? Yjet të ndarë në grupe…

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte.

Episodin e kaluar një surprizë e papritur erdhi për konkurrentët dhe publikun, pasi dy çiftet më të votuara të mbrëmjes u vendosën si liderët e dy grupeve të ndryshme ku duhet të përzgjidhnin sipas radhës çifte për të garuar këtë të premte. Pak më parë llogaria zyrtare e ‘DWTS’ ndau me ne dhe emrat që i janë vendosur dy grupeve me çiftet përkatëse.

Llokumet 

Lider: Arditi dhe Jora
Arbër dhe Erisa
Elhaida dhe Ledian
Genti dhe Emanuela
Julka dhe Silvester
Sara dhe Luixhino

“Zap”

Lider: Salsano dhe Lori
Deborah dhe Niko
Elona dhe Anxhelo
Isli dhe Ledia
Megi dhe Jurgeni

Pas votimit të publikut dhe vlerësimeve nga juria çifti i tretë i cili la garën ishte Irini Qirjako.

Absolutisht nuk jam e mërzitur, unë e shijova pafund. Jua sugjeroj sepse është një eksperiencë e paparë. Dua të falenderoj të gjithë produksionin që më bënë pjesë të këtij spektakli madhështor dhe shumë profesional. Dua të falenderoj të gjithë çiftet, jurinë, familjen, publikun dhe moderatoren.