Aktualitet

Si do të jetë moti këtë fillimjavë?

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe masat e ajrit që qarkullojnë janë të lagështa, me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash e që në orët e para të ditës së sotme pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, në pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e mesditës, në veri, reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra e shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Nga orët e mbrëmjes, reshjet humbasin territor e intensitet duke u lokalizuar përgjatë relieveve malore. Më pas pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin.

Mjegullinë pati në zonat luginore në orët e mëngjesit, si dhe ka për shkak të prezencës së reshjeve.

Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në rajonin jugor e në lugina, era fiton shpejtësi 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
14/27
Re shi diell

Kukës
13/24
Re shi diell

Lezhë
15/27
Re shi diell

Dibër
11/24
Re shi diell

Durrës
13/29
Re shi diell

Tiranë
15/28
Re shi diell

Elbasan
12/29
Re shi diell

Berat
15/29
Re shi diell

Vlorë
15/25
Re shi diell

Korçë
10/23
Re shi diell

Gjirokastër
14/27
Re shi diell

Sarandë
15/25
Re shi diell