Si një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin e modës, Met Gala 2023 shënon hapjen e ekspozitës së stilit të Institutit të Kostumeve dhe është festuar prej kohësh për veshjet e tij që përcaktojnë shkëlqimin e mrekullueshëm të tapetit të kuq. Tema e Met Gala e këtij viti, ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’, nderoi shkëlqimin artistik të stilistit të ndjerë dhe evolucionin e tij përsa i përket industrisë së modës. Dita e parë e Majit të çdo viti përqëndrohet 100% në atë çka yjet botërorë veshin në atë event, teksa bëjnë parakalimet e tyre në tapet.
Nga ana tjetër, për ne shqipëtarët, “Big Brother Vip Albania 2” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ky show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.
Duke i ndërthurur këto dy evente së bashku, në këtë artikull do të gjeni disa foto se si katër finalistët e këtij edicioni të dytë: Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot, Efi Dhedhes, do të dukeshin në tapetin e kuq të këtij viti. Më pas, ju mund të vlerësoni se cili prej tyre do të dukej më bukur, në bazë të preferencave tuaja.