Mbreti Charles, djali i madh i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II do të duhet të tregojë pak më shumë kujdes në ushqimet që konsumon për të mbajtur “gjallë” energjinë e tij. Por, çfarë ha mbreti Charles III për mëngjes? Vezët e freskëta janë në menunë e përditshme të çiftit mbretëror dhe ka shumë të ngjarë që ata t’i konsumojnë ato në mëngjes. Në faqen zyrtare në Instagramit të Mbretit dhe Camilla-s, është postuar një recetë e preferuar e mëngjesit të Mbretit, e cila nuk është tjetër veçse vezë me djathë të shkrirë.
Libri i gazetares Tina Brown ‘The Palace Papers’ zbuloi gjithashtu obsesionin e mbretit me arrat dhe farat e superushqimit me të cilat ai e nis ditën. Siç dihet, djali i Mbretëreshës nuk ha drekë. Sipas ish-korrespondentit mbretëror Gordon Rayner, monarku i ri beson se dreka është një “luks” që e nxjerr atë nga orari i tij i ngjeshur i punës. Charles dhe Camilla dihet se i duan frutat dhe perimet duke përdorur produkte të freskëta, shumica e të cilave prodhohen në pronën e tyre. Ai ka përjashtuar mishin nga dieta e tij dhe ka kufizuar edhe produktet e qumështit.
Më parë ai ka thënë se:
Kam vite që nuk ha mish ndërsa dy ditë në javë kujdesem të ha peshk. Gjithashtu synoj të mos ha produkte të qumështit për një ditë në javë.
Ai madje kërkon që çdo vakt të shoqërohet me një vezë të gatuar për 2 deri në 3 minuta dhe një sallatë. Ndërkaq, Mbretit për të pirë i pëlqen vetëm çaji jeshil i bërë nga gjethet e buta të çajit.
Rikujtojmë, se së fundmi një kasap në Zelandën e Re i ka habitur të gjithë pasi ka krijuar ato që ai i ka quajtur “Gishtat salçiçe të Mbretit Charles III”. Sigurisht kasapi ka pohuar se është frymëzuar nga gishtat e fryra të duarve të Mbretit. Ai përdori mediat sociale për të reklamuar produktin e ri që mund të blihet në Okland dhe menjëherë postimet e tij janë bërë virale.